Sport

Shqipëri – Kosovë, këto dy televizione në Kosovë transmetojnë ndeshjen

Shqipëria e Kosova do të ndeshën sot ndërmjet vete në një sfidë vëllazërore që do t’u shpërbejë dy trajnerëve Edi Reja dhe Bernard Challandes edhe si parapërgatitje për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

Vëllezërit do të zbresin në stadiumin “Elbasan Arena” nga ora 16:00 për ta zhvilluar këtë ndeshje e cila është e katërta me radhë që nga paslufta.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) do ta bëjë transmetimin direkt të ndeshjes. Lajmin për “Zeri.info” e ka konfirmuar gazetari i RTK-së, Artan Muhaxhiri.

Kjo ndeshje shumë interesante për t’u ndjekur do të transmetohet edhe në Supersport Kosova. Ka qenë gazetari i Supersport Kosova, Florim Canolli që e ka konfirmuar lajmin për “Zeri.info”.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga: Ja cili referë është deleguar në më së shumti ndeshje

Sport

Ballkani po kryeson, por ja kush ishte lidere e Superligës pas xhiros së 15-të në sezonin e kaluar

Sport

14 referë në ndeshjet e Superligës këtë sezon, ja cili është deleguar në më së shumti ndeshje

Sport

Kjo ishte premia që futbollistët e Dritës morën pas fitores ndaj Gjilanit