Lajme

Shqipëri: Këto janë rastet e reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 486 raste të reja me COVID-19, një numër ky më i ulët se ditën e djeshme kur ishin 768 raste.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën edhe tre qytetarë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 2.495.

Janë kryer 4.532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 486 qytetarë, në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh etj.

Aktualisht janë 9.506 pacientë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një 63-vjeçare nga Elbasani, një 80-vjeçare nga Berati dhe një 92-vjeçare nga Vlora.

Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 133.332.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 145.333 raste pozitive, prej tyre 133.332 janë shëruar, 9.506 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 2.495 pacientë.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën

Lajme

Kjo është mosha e 19 viktimave që humbën jetën nga virusi

Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi