Lajme

Shqipëri: Këto janë rastet e reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë katër vdekje dhe 853 raste të reja me koronavirus nga 5637 testime të kryera, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Janë kryer 5637 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 853 qytetarë, në këto bashki: 231 në Tiranë, 99 në Shkodër, 55 në Lezhë, 47 në Durrës, 36 në Kavajë, 29 në Sarandë, Berat, 27 në Elbasan, 26 në Vlorë, 25 në Vau i Dejës, 23 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 në Krujë, Pogradec, 16 në Kukës etj.

Aktualisht janë 10.915 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një 65-vjeçar nga Tirana, një 65-vjeçar nga Shkodra, një 67-vjeçar nga Konispoli dhe një qytetar 84-vjeç nga Durrës.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 134.802.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 148.222 raste pozitive, prej tyre 134.802 janë shëruar, 10.915 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.505 pacientë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati