Sport

Shqetësuese: Skuadra kosovare pushtohet nga koronavirusi, pesë lojtarë të infektuar

Koronavirusi vazhdon të sjellë shumë telashe në botë, gjë nga e cila po pësojnë edhe klube kosovare, shkruan “Zeri. info”.

Sot skuadra e basketbollit Peja ka njoftuar se plot pesë basketbollistë kanë dalë pozitivë gjë e cila e bënë shumë shqetësuese situatën në klubin pejanë.

“Pas rezultateve te testimeve per COVID-19, në ekipen tonë fatkeqësisht janë të infektuar 5 basketbollistë dhe disa anëtarë të stafit teknik.

Ekipa do të respektojë gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-se deri në shërimin e plotë të gjithë lojtarëve dhe stafit”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Sport

Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve

Sport

Orari i javës së fundit në Ligën e Dytë, ndeshja kryesore në Kamenicë