Lajme

Shqetësuese gjendja në Kosovë nga koronavirusi

Në tri ditët e fundit në Kosovë janë shënuar gjithsej 41 viktima si pasoj e koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.

Në ditët e fundit Kosova po përballet me një rritje të madhe të rasteve të reja dhe të viktimave nga kioronavirusi. Nga e enjtja e deri me sot janë shënuar plotë 41 viktima duke shkuar numri i përgjithshëm në 236 të vdekur nga ky virus.

Kjo panoramë e zymtë ka shqetësuar autoritete shtetërore, të cilat kanë deklaruar se situata është tepër e rëndë.

Gjatë natës së mbrëmshme janë parë me shumë shqetësim daljet e qytetare pa nevojë në qendra të ndryshme tregtare duke mos respektuar distancën sociale dhe masat e tjera mbrojtëse.

Kjo ka bërë që kryeministri Hoti dhe ministri i Shëndetësie, Armend Zemaj, të reagojnë menjëherë ndaj gjendjes epidemiologjike të renduar nga koronavirusi si pasoj e mos respektimit të masave, shkruan Gazeta Metro.

I revoltuar nga kjo pamje, Hoti ka shkruar se kushdo që ka marrë pjesë nëpër qendrat në kundërshtim me vendimet e Qeverisë me gjasë është prekur nga COVID-19.

“Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka paralajmëruar se kollapsimin e sistemit shëndetësor nëse vazhdon rritja e numrit të të prekurve me koronavirusin e ri.

Gjithashtu ndaj kësaj gjendje ka reaguar edhe ministri i Shëndetësis, Armend Zemaj, i cili ka thënë se pas rritjeve të rasteve dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët, jemi të obliguar që t’i ashpërsojmë masat.

“Mbrëmë, unë vetë isha dëshmitar në terren, por gjithashtu kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave!”, tha Zemaj.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar krijimin e një spitali vetëm për pacientët me COVID-19, pas gjendjes së rënduar në QKUK.

Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera..

Ndërsa numri total i rasteve pozitive në Kosovë deri me sot është 8554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, dhe me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Postime të ngjajshme
Lajme

Në Spitalin e Pejës, 59 pacientë me Covid-19, 35 pacientë në Oksigjeno terapi

Lajme

Kosovë, numri i rasteve aktive është 3.815

Lajme

Ministri Abrashi inspekton punimet në hekurudhën e Kosovës linja 10

Lajme

Ja sa tonelata kimikale kanë shpërthyer në Beirut, që shkaktuan katastrofë