Lajme

Shqetësuese festimi i dasmave duke nxjerrë trupin jashtë veturave

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) vlerëson si shqetësim defilimin e veturave nëpër qendrën e qytetit të Vitisë, ku pjesëmarrësit në ceremonitë familjare të cilat organizohen kryesisht në muajin e verës janë duke festuar me nxjerrjen e trupave të tyre nga makina në lëvizje.

Ky veprim, sipas EVSB-së, përveç që është ne kundërshtim me rregullat e komunikacionit përbën edhe rrezik për jetën e atyre, të cilët veprojnë në këtë mënyrë, transmeton Koha Ditore.

Defilimi i dasmorëve të cilët po shkelin rregullat e komunikacionit po ndodh në zonën e qytetit ku edhe gjendet Policia e Kosovës, Gjykata në Viti dhe objekti i Komunës.

EVSB-ja është duke kërkuar që institucionet, të cilat janë përgjegjëse për sigurinë në komunikacion të dënojnë ata shoferë të cilët lejojnë që pasagjerët e tyre të dalin nga automjetet.

EVSB-ja vlerëson se në këtë periudhë kohore ka probleme edhe me organizimin e komunikacionit dhe situata e tillë është duke i frustruar pjesën më të madhe të qytetarëve.Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu, kërkon nga institucionet që të merren masa për këto raste e të mos ketë tolerancë ndaj drejtuesve të automjeteve.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat