
Një variant i dytë e i ri i koronavirusit është detektuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishte zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut.
Matt Hancock njoftoi se dy raste ishin observuar në Mbretërinë e Bashkuar me anë të një konference për shtyp nga Downing Street, me të dy pacientët që po monitorohen nga afër.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se ata që në Britani kishin ardhur nga Afrika e Jugut duhej të izoloheshin menjëherë për dy javë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Varianti i parë i ri i koronavirusit është gjetur se është shumë më kontaminues se sa variantet e tjera.
Nuk ka informacione të detajuara në lidhje me variantin e dytë – por që së shpejti pritet të kemi.
Periskopi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.