Sport

Shpresat e Shqipërisë e nisin me këmbë të mbarë eliminatoret e Evropianit

Kombëtarja Shpresa i ka nisur me këmbën e mbarë kualifikueset e Europianit 2021 të 21-vjeçarëve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, arritën të triumfonin në transfertë ndaj Andorrës U-21 më rezultatin e pastër 0-3.

Dominim absolut i shqiptarëve që nuk e vunë për asnjë moment në diskutim suksesin. Ishte kapiteni Armando Broja, i cili me një shpërthim fantastik në minutën e 17-të, i la targën kundërshtarëve duke zhbllokuar sfidën.

Në fundin e pjesës së parë, Broja kombinoi bukur me Dobrën, ky i fundit u pengua në mënyrë të parregullt brenda zonës, duke fituar një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Anis Mehmeti. Mesfushori i Uikomb debutoi kështu me gol me fanellën e Shqipërisë.

Për të vulosur sfidën mendoi mbrojtësi i Andorrës, Alvarez, i cili në minutën e 62-të, shkaktoi autogol. Vlen të theksohet fakti se kuqezinjtë e Bushit, do të zbresin sërish në fushë më datën 8 qershor, ku do të përballen ndaj Bullgarisë në takimin miqësor.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë