Lajme

Shpëtohen 9 anëtarë të një familjeje në Pogragjë të Gjilanit që rrezikoheshin nga përmbytja

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka njoftuar se Shtabi Emergjent i kësaj komune ka nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familjeje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin nga vërshimet pasi jetojnë pranë lumit.

 

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrat emergjentë 112 dhe 193.

“Një bravo e madhe për Shtabin Emergjent të Gjilanit. Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ekipet tona kanë nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familjeje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin pasi jetojnë pran lumit. Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, thotë ai përmes një shkrimi në Facebook.

Gjilani dje u përball me të reshura të rrëmbyeshme të shiut duke shkaktuar dëmtime në infrastrukturën e kësaj komune.

Postime të ngjajshme
Lajme

Detaje tronditëse për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Lajme

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por ......

Lajme

Ky është personi i cili ndërroi jetë në aksidentin e sontëm