Sport

Shpëtim Idrizi -Trepça ’89, ky është lajmi i fundit

Trepça ’89 ka regjistruar një nga edicionet më të vështira në histori të klubit pasi janë ç’regjistruar nga elita e futbollit kosovar pas një kohe të gjatë.

“Minatorët” nga edicioni i radhës do të bëjnë gara në Ligën e Parë të Kosovës, pasi u mposhtën në ndeshjen e barazhit nga Dukagjini i Klinës pas ekzekutimit të penalltive.

Trajneri që udhëhoqi ish-kampionët e Kosovës për disa sezone, Shpëtim Idrizi ka marrë besimin e drejtuesve të klubit që të vazhdojë ta mban “timonin” e skuadrës edhe në Ligën e Parë të Kosovës.

Lajmin është konfirmuar për Demokracia.com nga presidenti i klubit mitrovicas, Abedin Zeka.

“Po, Shpëtim Idrizi do të vazhdon të mbetet trajner i Trepçës ’89 edhe në Ligën e Parë. Do ta sjellim edhe një ndihmëstrajner”, ka thënë shkurt Zeka të mërkurën për Demokracia.com.

Trepça ’89 është një ndër klubet që ka investuar shumë në futbollin kosovar dhe gjithashtu ndër klubet që ka prodhuar shumë talentë të cilët luajnë edhe në skuadra evropiane.

Mitrovicasit ishin kurorëzuar me titullin e kampionit në edicionin 2016/2017 dhe kësisoj ishin skuadra e parë kosovare që bënin gara për herë të parë në garat evropiane pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!