
Shpëtim Idrizi e ka nisur mjaft mirë punën e tij si trajner, derisa në ndeshjen e parë zyrtare ka triumfuar bindshëm me ekipin e tij Trepça ’89 përballë Gjilanit (4-1), raporton Gazetasheshi.com.
Pas ndeshjes tekniku mitrovicas u shpreh i lumtur me fitoren e arritur, teksa zbuloi edhe ‘çelësin’ e suksesit.
“Çdo fillim i mirë është shumë i rëndësishëm për faktin se lojtarët marrin një mësim të mirë për vazhdim tutje”, deklaroi Idrizi për “Super Sport Kosova”.
“Filozofia e lojës është pak a shumë ajo që e kemi luajtur sa ishte unë futbollist i skuadrës, me pasime të shumta. Dy golat e parë që ishin mjaft kreativ”.
Fotografia e Gazeta OLLEMë tej tekniku i ri i “minatorëve” ka folur edhe për objektivat e klubit.
“Objektivat? Kemi lojtarët e ri, por luajnë që dy vite së bashku dhe me disa transfere që kemi bërë mendoj se duhet të jemi deri te pozita e gjashtë”, mbylli Idrizi.
Pas javës së parë ’89-shi e gjen vetën ne kreun e tabelës.