Sport

Shpëtim Idrizi tregon çelësin e triumfit ndaj Llapit

Shpëtim Idrizi e konsideron shumë të vlefshme fitoren ndaj Llapit sot.

Tekniku mitrovicas është shprehur i kënaqur me mënyrën se si lojtarët e Trepçës ’89 iu qasën ballafaqimit me llapjanët.

Duke e vlerësuar Llapin si një skuadër shumë të fuqishme, Idrizi tha se skuadra e tij arriti t’i shfrytëzojë në mrekulli gabimet e kundërshtarit.

“Sot patëm përballë një skuadër shumë të fuqishme, që ka futbollistë shumë cilësorë. E dinim që fuqia më e madhe e tyre është loja në krah”, deklaroi Idrizi për Art Sport.

“Skuadra sot dha gjithcka në fushë. Mendoj që kemi arritur t’i shfrytëzojmë shumë mirë gabimet që i bëri Llapi”.

“Ishte një fitore e madhe dhe shumë e merituar nga Trepça ‘89”, shtoi Idrizi.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi i shpëton turpit, por jo edhe humbjes

Sport

Ajax – Liverpool, Klopp me disa mungesa

Sport

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas

Sport

Drita pësoi humbje nga Ballkani, Nuhiu flet për kartonin e kuq