
Klubi Futbollistik “Trepça ‘89” nuk ka arritur më shumë se një barazim si vendas me skuadrën e Arbërisë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 1-1.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi.
“Ekipi funksionoi jashtëzakonisht mirë përveç atij gabimin në fillim të ndeshjes. Mendoj që patëm shumë raste shënimi, por të them të drejtën më janë dhimbsur djemtë pasi që u angazhuan dhe e deshën fitoren”
“Jemi përpjekur që të përgatitemi sa më mirë në ndeshjen kundër Arbërisë, e kemi ditur që është shumë vështirë duke ia shtuar edhe kushtet atmosferike të cilat kanë qenë. Arbëria është një skuadër shumë solide dhe kështu mendoj që epilogu real ishte barazimi”, tha Idrizi për ‘Art Sport’.
Trepça ’89 zë vendin e shtatë në klasifikim me 22 pikë të mbledhura.