Lajme

Shpëtim Desku tregon se si shpëtoi nga shpërthimi në Ferizaj

Moderatori Shpëtim Desku ka thënë se i ka shpëtuar sot shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj.

Desku përmes një postimi në Facebook tha se kishte planifikuar që së bashku me një shok të hanë drekë në po të njëjtin restorant, por që “nuk ishte kismet”.

 

“Puna e te Madhit Zot .Sot pas bisedes me nje shok nga Ferizaj u dakodrum qe dreken me e hanger ne Ferizaj ne vendin ku edhe ndodhi shperthimi – Pasi ne te njejtin vend jemi taku disa here…( skoka kon kismet) Lutem per te lenduarit ne rastin e Ferizajt”, ka shkruar ai.

Shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 42 persona të lënduar, deri më tani. Viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe të paktën 14 nga ta kanë marrë djegie të shkallës së dytë. Në mesin e personave që kërkuan ndihmë mjekësore janë edhe dy fëmijë.

 

 

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore