Lajme

Shpërthimi i Kamala Harris në rrjetet sociale

Kamala Harris do të jetë e para grua dhe me ngjyrë që do të shërbejë si zv/presidente e Shteteve të Bashkuara.

Menjëherë pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Instagrami i Harris “shpërtheu”, duke u rritur me mbi 5 milionë ndjekës në vetëm dy ditë. Fillimisht ajo kishte 6.1 milionë ndjekës në këtë rrjet social, ndërsa aktualisht ajo numëron 12.1 milionë.

Ish-rivale në garën e brendshme të demokratëve për zgjedhjet presidenciale 2020, Kamala u zgjodh nga Joe Biden si kandidate për postin e zv/presidentit, një lëvizje e diktuar edhe prej protestave masive kundër racizmit që përfshinë Amerikën dhe mbarë botën pas vrasjes së George Floyd.

Harris u konsiderua si zgjedhja me sigurt; një aleate e besueshme e establishmentit demokrat e me prioritete politike fleksibël, ajo forcoi mbështetjet për Biden mes komunitetit me ngjyrë, veçanërisht grave.

E lindur në Oakland të Kalifornisë, 55-vjeçarja Kamala është bijë e dy prindërve emigrantë, e ëma me origjinë indiane Shyamala Gopalan, biologe dhe kërkuese shkencore kundër kancerit të gjirit, dhe i ati Donald J. Harris një xhamajkan, profesor ekonomie pranë universitetit të Oxford.

Harris në çdo dalje publike ka dashur gjithmonë të theksojë krenarinë për prejardhjen e saj por duke e përshkruar veten si amerikane.

Postime të ngjajshme
Lajme

Fondacioni i Labit dhuron 10.000 mijë euro për boca të oksigjenit!

Lajme

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, ky është shqiptari 37-vjeçar që sot i mori jetën Covidi

Lajme

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

Lajme

Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë