.
Sport

Shpërthimi i Brojës, zbulohet parashikimi i çmendur i disa viteve më parë nga legjenda e Liverpoolit

Armando Broja është kthyer padyshim në një nga zbulimet e këtij sezoni në futbollin anglez, duke shënuar 12 gola me Southamptonin në të gjithë kompeticionet e duke treguar se mund të mbajë ritmin e një kampionatit të rëndësishëm si Premier Liga edhe pse në një moshë të re.

Pakkush e priste një shpërthim të tillë, por duket se një emër shumë i njohur i futbollit anglez si Jamie Redknapp, ish-lojtar i Liverpoolit e Anglisë, e kishte parashikuar gjithçka shumë vite më parë.

Emri i Brojës tani qarkullon vazhdimisht në studiot e emisioneve sportive në Angli dhe duke folur në “Sky Sports News”, ish-futbollisti i Arsenalit dhe Anglisë, Pol Person, zbuloi se në një bisedë me Redknapp disa vite më parë, kishte dëgjuar për Brojën, kur ai ishte ende pjesë e akademisë së Chelseat.

“Jamie Redknapp më tregoi për të tre, katër vite më parë. Më tha ‘është ky lojtar te Chelsea, një djalë shqiptar, i cili me siguri do të arrijë në majë’”, tregoi ai bisedën që kishte pasur me Redknapp një nga emrat që ka lavdëruar gjithmonë Brojën për paraqitjet e tij.

Related posts
Sport

Lajmi i fundit: Florim Zuka jep dorëheqje nga Gjilani

Sport

Gjilani dhe Llapi, kërkojnë kualifikimin në raundin e dytë në Ligën e Konferencës

Sport

Zbulohet data se kur do të përballet Drita me Antwerp

Sport

Arbnor Morina tregon se cilat janë gjasat e Ballkanit ndaj Zalgirisit