Lajme

Shpërthen zjarri në tri fshatra në Suharekë, Policia tregon shkakun

Në tre fshatra të Suharekës dje kanë shpërthyer zjarre, ku këto shpërthime kanë ardhur si pasojë e rrymës elektrike, shkruan Gazeta Metro.

Policia në raportin 24 orësh Policia ka njoftuar se në Mushtisht, Gjinoc dhe Sallagrazhd, kanë shpërthyer zjarre.

Nga zjarri janë përfshirë tri shtëpia dhe dy stalla.

Raporti i plotë:

Fsh.Mushtisht, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar dhe më pasë janë përfshi edhe dy stalla të dy ankuesve tjerë meshkuj kosovarë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Fsh.Gjinoc, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar .Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Fsh. Sallagrazhd, Suharekë, 05.08.2021-13:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri kulmin i një shtëpi ndihmëse . Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar