Lajme

Shpërthen zjarri në një shkollë në Prishtinë

Shpërthen zjarri në një shkollë në Prishtinë.

Një pjesë e kulmit të shkollës “Hilmi Rakovica” që ndodhet në Kodrën e Trimave në Prishtinë është kapluar nga flakët, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, tha Borovci.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia