Sport

Shpërthen mesfushori i Shqipërisë pasi në Bjellorusi luhet futboll me pranin e tifozëve

Koronavirusi po merr mijëra jetë në mbarë botën, por në Bjellorusi luhet futboll sikur s’ka ndodhur asgjë

Edhe pse ka pasur 50 raste me COVID-19, megjithatë Bjellorusia vazhdon sikur të mos kishte ndodhur asgjë, aq sa nuk ka kufizime aspak dhe frikë… Ndërkohë, sezoni i futbollit ka nisur dhe madje me dyer të hapura.

Azdren LLullaku, lojtari i kombëtares së Shqipërisë dhe Shakhtar Soligorsk, ka shpërthyer në një intervistë për atë që po ndodh.

Ai madje thotë se frikësohet të zbresë edhe në fushë.

“Nuk kuptoj si mund të luhet duke parë se çfarë po ndodh në Europë dhe epideminë! A janë mirë këta në Bjellorusi? Si mund të luhet, madje edhe me dyer të hapura, pa kuzime dhe asgjë. Kam shumë frikë të zbres në fushë dhe kam merak për familjen time. Këta janë të qetë dhe menefregistë dhe nuk e kuptoj dot pse nuk ndalet gjithçka. Madje, sapo nisëm sezonin”.

“Ne lojtarët e huaj jemi të frikësuar, kemi familjet larg, ndërsa vendasit janë shumë ok! Madje, këtu as shkollat nuk kanë ndaluar”.

Numri i të vdekurve në mbarë botën po vazhdon të rritet, ashtu si atyre të infektuar që ka kapur pothuajse 400 mijë të prekur nga sëmundja që ka paralizuar gjithë botën, por edhe futbollin.

Postime të ngjajshme
Sport

Trajneri kosovar pyet: Si mundet një palestër me 15 persona të jetë më e rrezikshme se qendra tregtare me 2 mijë persona?

Sport

Mediumi i njohur italian: Milot Rashica ka pranuar ofertën e gjigantit nga Serie A

Sport

Ministri Vitia tregon se a do të ketë tifozë në stadiume

Sport

Reagon Driton Kuka: E pabesueshme kjo punë, Kosova nuk paska sporte tjera përveç futbollit