Sport

Shpërthen Granit Kolshi: Marre për klubin, ku janë kryetari dhe kapiteni?

Gjatë ditës së djeshme (e enjte), Zeri.info ka raportuar për ndodhi të rralla në klubin e Feronikelit.

Avni Hasani, ndihmës i trajnerit Klodian Duro, ka njoftuar se është larguar nga klubi.

Gjithashtu, ish-kampionët e Kosovës kanë shkarkuar edhe trajnerin e portierëve, Ramiz Dervishi.

Te enjten Zeri.info ka raportuar se në klub kishte ndodhur një konflikt fizik derisa lojtari Bedri Greca e ka rrahur mirëmbajtësin e fushës teksa lajmin e ka konfirmuar Avni Hasani, i cili është përjashtuar pas këtij incidenti ani pse nuk ka qenë pjesëmarrës.

sh-gardiani i “Industrialistëve”, Granit Kolshi ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook” rreth zhvillimeve të fundit te ish-klubi i tij.

Kolshi e ka quajtur si një turp për klubin e Feronikelit, derisa për këto ndodhi ka pyetur se ku janë kryetari i klubit (Naser Ramaj) dhe kapiteni i skuadrës (Lapidar Lladrovci).

“Qysh met tasht?. Me rreh ekonomin edhe su bo kurgjo! Me perjashtu trenerin Ramiz Dervishi dhe Avni Hasani edhe kurgjo? Ku esht kryetari?

Ku esht kapiteni?. Mos i mbulo rrenat me nje foto. MARRE MARRE!”, ka shkruar Kolshi në Facebook, përcjell Zeri.info.

Ish-portieri kosovar me Feronikelin e ka fituar titullin kampion.

Kolshi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash e disa vite. /Zeri.info

Postimi i Granit Kolshit në rrjetin e tij social Facebook

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani vazhdon me fitore, Munishi kërkon përmirësime në këtë repartë

Sport

Devolli: Nuk na mposhti Ballkani

Sport

Tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 14-të

Sport

Drenica – Ballkani: Realizohet goli i parë