Sport

Shpërthen COVID-19 te skuadra shqiptare, katër futbollistë të infektuar

Ndeshja Memaliaj – Flamurtari rrezikon të shtyhet. Shkak bëhet infektimi me COVID-19, i katër futbollistëve.

Burime pranë klubit pohuan për “Panorama Sport” se dje u kryen testimet dhe rezultuan pozitivë. Por e habitshme është se mbajnë sekret emrat e të infektuarve, në një kohë që nuk është më turp të thuhet me të madhe dhe sidomos në kohërat që jetojmë.

Gazeta kontaktoi me drejtues dhe me pjesën më të madhe të lojtarëve, por asnjë nuk dinte se cilët ishin të prekurit, duke e lënë këtë lajm të mbuluar nga terri. FSHF-ja nga ana tjetër e ka shtyrë përkohësisht ndeshjen, por nuk do ta lërë me kaq. Te Flamurtari do jenë të detyruar që të kryejnë sërish testime dhe vetëm atëherë do thuhet fjala e fundit, nëse do luhet të dielën në Memaliaj apo jo. Nga ana tjetër, dje kuqezinjtë janë në ankth edhe për federimet.

Merkatoja vazhdon të jetë e bllokuar, ndonëse u pagua borxhi ndaj Adis Nurkoviç. FIFA nuk ka dhënë ende viston dhe Dritan Resuli ka qenë në stres për të ndërtuar 11-shen, pasi emra si Bicaj, Ramadani, Pjeshka, Gocaj, Sallaku dhe Çelhaka nuk mund t’i llogariste.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit