Lajme

Shpërthen bombola e gazit afër lagjes “Marigona”, 12 të lënduar

12 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër lagjes “Marigona”, shkruan Gazeta Express.

Rastin e ka konfirmuar për Express, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, ka thënë ajo për Express.

Sipas Ahmeti në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit dhe njësitet policore që janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo. /Gazeta Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel