Sport

Shpërthejnë tifozët e Lazios, kritikojnë ashpër Muriqin pas ndeshjes me Milanin

Milan e ka mposhtur Lazion mbrëmë me rezultat 3-2 në një ndeshje e cila u vendos në sekondat e fundit të ndeshjes me një gol të Theo Hernandezit

Vedat Muriqi në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e parë në vend të Caicedos i cili u lëndua.

Por, paraqitja e tij nuk i ka pëlqyer tifozëve të Lazios, të cilët e kanë gozhduar pas ndeshjes.

“Fenerbaçe na ka vjedhur. Muriqi nuk është as për Serinë B. Çfarë dështimi nga Tare”, ishte një prej komenteve të shumta për sulmuesin e Kosovës.

Derisa pas ndeshjes trajneri Inzaghi ka thënë se besonte që kjo do të ishte ndeshja e Muriqit, por që një gjë e tillë nuk ndodhi.

”Caicedo ka dalë nga ndeshja e fundit pak i lodhur. Muriqi më bindi në stërvitjen e djeshme pasi bëri mirë. Mendova se kjo do të ishte ndeshja e tij”, ka thënë Inzaghi.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi