Lajme

Vendi shkon ne zgjedhje, shpërndahet Kuvendi i Kosovës, 89 pro dhe dy abstenime.

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ende pa i skaduar mandati kushtetues, prej katër vjetësh.

Me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, Kuvendi votoi pro shpërndarjes. Kjo gjendje erdhi pas dorëheqjes dorë nga detyra e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, si pasojë e thirjes nga Haga për të deshmuar.

Tashmë pritet që presidenti i vendit të përcaktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes./BlicMedia.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat