Lajme

Shpend Ahmeti thumbon keq LDK-në: Ish qeveria “Mustafa” nuk kishte guxim

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, me rastin e prezantimit të kandidatëve të koalicionit AAK-PSD për deputetë të Kuvendit të Kosovës ka thumbuar keq ish-qeverinë “Mustafa”.

Ai ka thënë se kjo qeveri edhe pse kishte 2/3 në Parlament nuk e kishte guximin me marrë vendime.

“Nuk ka pasur guxim me marrë vendime, prej vetvetës, prej deputetëve të vet, mos po na rrezikohet karriga. Ka mujt me marrë vendime me 2-3 e deputetëve dhe nuk i ka marrë se i ka munguar guximi”, ka deklaruar Ahmeti, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë më tej se koalicioni AAK-PSD ka guxim të marrë vendime të mëdha, ndërkaq ka përmendur vendimet e marra nga qeveria në dorëheqje “Haradinaj” si bërja e ushtrisë, vendosja e taksës etj. /Reporteri.net/.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat