Lajme

Shpend Ahmeti reagon për tragjedinë në Lagjen e Spitalit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ku mbeti i vrarë një person dhe tre të tjerë të plagosur rëndë.

Ai thotë se e ka pranuar lajmin me mjaft shqetësim, dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e njërit prej viktimave, shkruan Gazeta Express.

Siç ka thënë Ahmeti tashmë ka edhe persona të arrestuar, megjithatë ai thotë se informacionet e plota do të bëhen të ditura nga institucionet e rendit.

Reagimi i plotë:

Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë. Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit.

Në emër të Komunës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, e lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat