Lajme

Shpend Ahmeti ende pa shtëpi, ja ku banon kryetari i Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Që nga koha kur erdhi në pushtet, në vitin 2013, Ahmeti ka deklaruar se jeton në shtëpinë e vëllait të tij në lagjen Nic në Ҫagllavicë, ndërsa shtëpia e prindërve të tij është dhënë në shfrytëzim nga Teatri Krahinor në vitin 1973.

Është paditur në Gjykatën Themelore, dhe gjykata ka vendosur në favor të prindit të tij, ndërsa prona nuk është kthyer tek prindërit ende.

“Jam me banim të përkohshem në shtëpinë në Lagjen Nic në Ҫagllavicë, në pronësi të vëllaut.

Është dokumentacioni në vitin 2014 sipas kërkesës së AKK.

Banesa e prindërve e dhënë në shfrytëzim nga Teatri Krahinor në vitin 1973.

Është bërë nga padia në Gjykatën Themelore jokontestimore në vitin 2013, dhe vendimi është marrë nga gjykata në favor të prindit në vitin 2018.

Pronësia nuk është bërë te prindi ende”, ka deklaruar Ahmeti.

Nga pasuria e paluajtshme, Ahmeti nuk ka deklaruar pasuri, ndërsa mbi 8 mijë euro të kursyera në bankë.

17,500 euro është paga e tij vjetore si kryetar komune, mbi 5,600 euro paratë nga trusti dhe 27,840 ‘leasign’ për veturë. /infokosova.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza tjera të vaksinës AstraZeneca

Lajme

Me kaq vite burgim mund të dënoheni për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike

Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin