Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mbështetur kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, përmes një mesazhi në emisionin ‘Pressing’.

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 është i ftuar Bedri Hamza, ndërsa ishte duke treguar për planin e tij dhe keqpërdorimet që janë bërë nga qeverisjet e mëhershme në këtë komunë, një mesazh mbështetës i erdhi nga Shpend Ahmeti.

“Bedria është një nga njohësit me te mire te qeverisjes ne Kosove. Gjithe e kisha bo minister ne qeveri. Përkundër faktit qe kemi qene kundërshtar politik eshte njeri qe e ka rujt shtetin e paranë publike dhe ka mujt me i kuptu reformat. Po ashtu ka qene bashkëbisedues serioz dhe i barabarte i Bankes Botërore dhe FMN. Meqenëse vete sjam ne gare dhe skam interesa me me qef e përkrahi edhe publikisht. Prindet i kam te Mitrovices dhe te kisha qene i Mitrovicës me qef e kisha votu. Kjo ska te beje me Agimin se cka mendoj per te por ka te beje me Bedrine”, ka shkruar Ahmeti në mesazhin e dërguar në Pressing për Bedri Hamzën.

Ky i fundit tha se ka bashkëpunuar me Ahmetin në kohën sa ishte ministër i Financave.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht ish kandidatin për Deputet të PDK-së në Drenas!

Lajme

Kush voton më shumë në Kosovë: Meshkujt apo femrat?

Lajme

Brnabic i bëjnë pyetje të vështirë: ‘A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës’

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna