Sport

Shpejtim Bulliqi reagon pas fitores së Llapit

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas fitores së sotme të Llapit.

Llapi i Tahir Batatinës e nisi mbarë stinorin pranveror në futbollin kosovar, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra nga Podujeva arriti ta eliminojë Ballkanin nga Kupa e Kosovës pas fazës së penalltive (4:3).

 

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Bulliqi u shpreh i lumtur me fitoren e sotme të Llapit.

Shkrimi i plotë i Bulliqit:

“Pas fitores së sotme të K.F Llapi ndaj Ballkanit, klubi nga qyteti ynë ka siguruar kalimin në rundin tjetër garues. Urime K.F Llapi dhe të gjithë sportdashësve për kalimin në çerekfinale në Kupën e Kosovës. Krenar me djemtë tanë!”.

Postime të ngjajshme
Sport

Nga porta në sulm, të paktën 51 emra të gatshëm për Kombëtaren – ja pse Reja ka një super skuadër

Sport

Emir Sahiti shënon gol në Kroaci

Sport

Nesër takimi i 30-të mes Prishtinës dhe Llapit: Forma momentale e skuadrave dhe rezultatet nga 29-të ndeshjet e kaluara

Sport

Hoxha rrëfen tmerrin me policin rus: Më nxori nga shtëpia dhe gjuajti dy herë me armë