Lajme

Shpejtim Bulliqi e sulmon fizikisht një qytetar në ambulancë, denoncohet në Polici

Sot një shërbyes civil i Komunës së Podujevës e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, me pretendimet se ky i fundit ka ushtruar ndaj tij dhunë fizike dhe verbale gjatë kohës sa ishte në ambulancë me nënën e tij.

Siç i ka thënë Policisë së Kosovës ky qytetar, derisa kishte qenë duke kërkuar ndihmë mjekësore bashkë me nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë , ishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, raporton Gazeta Express.

Ky person ka deklaruar se është kapur për fyti nga Shpejtim Bulliqi pas një sulmi verbal paraprak.

Personi që ka denoncuar Bulliqin për dhunë është dërguar nga Policia për kontroll mjekësorë derisa për rastin janë duke u marrë Policia./Gazeta Expres/

Postime të ngjajshme
Lajme

Kush janë kandidatët për deputetë që po kërkojnë rinumërim të votave

Lajme

Gjinovci tregon batutën që ia tha Kurtit sot

Lajme

“Nëse LDK-ja e ka zgjedhur Thaçin president, pse të mos ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit”

Lajme

Si po ndodh manipulimi i votave në Kosovë?