Sport

Shotani shpërthen pas largimit nga Vushtrria, ka disa fjalë për presidentin dhe analistët e tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vushtrria ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Bekim Shotani.
a
Pas tre javësh në Superligën e Kosovës në futboll me dy humbje dhe një barazim, klubi i promovuar në elitë ka shkarkuar trajnerin Shotani.

Lajmin e ka konfirmuar klubi vushtrrias përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Vushtrrisë:

“Ju njoftojmë se pas mbledhjës së mbajtur me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit është vendosur për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me z, Bekim Shotanin, shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë publikisht për kontributin, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmën”.

Pas vendimit të Vushtrrisë, Shotani në një bisedë me Zëri.info, ka treguar rrethanat e shkarkimit.

Në mes të tjerash, Shotani ka kritikuar presidentin e klubit Bajrush Kajtazi për vendimin e tij.

“Presidenti Bajrush Kajtazi me analistët që i ka afër vetes e që nuk e njohin aspak futbollin, më kanë shkarkuar. Unë nuk kam dhënë dorëheqje”, tha fillimisht Bekim Shotani për Zëri.info.

“Por, vendimin e kam respektuar dhe jam tërhiqur. Kështu është kur presidenti ka analista ‘falso’ dhe inatet personale i vendosin në fushën profesionale”, përfundoi ish-trajneri i disa skuadrave kosovare.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv