
Shoqata “Miqtë e Amerikës” do të kremtojë sot ditëlindjen e 73-të të mikut të madh të shqiptarëve e mbarë njerëzimit, ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton.
Në eventin që mbahet në zyrat e shoqatës, janë ftuar personalitete të larta shtetërore, deputetë, artistë, gazetarë, sportistë e miq të shoqatës, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate, e cila sqaron se për shkak të hapësirës nuk ka pasur mundësi të ftojë shumë personalitete.
E veçanta e këtij eventi është se kryetari i shoqatës Agim Rexhepi gjatë prononcimit do të jetë i veshur me veshje nacionale.
“Ky veprim është reagim ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq vitin e kaluar më 20 gusht, në Soçi të R