Lajme

‘Shokon’ Halil Geci me akuza për Hashim Thaçin: Është stërnip i Danilloviqit, vrau Bejadin Hallaqin, e gjuajtën me snajper djalin e Ganiut

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

“Hashim Aga ku ma ke ushtrinë…!”

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se ka lidhje familjare me një pop të quajtur Radisllav Danilloviq.

“Hashim Aga ku ma ke ushtrinë…!” – është titulli i shkrimit të Gecit dërguar gazetës “Bota sot”.

Aty ai akuzon Thaçin se ka vrarë Bejadin Hallaqin “e të tjerë” dhe po ashtu se është “stërnip” i një popi serb me emrin Radisllav Danilloviq.
close
volume_off

“Një pjesë e deklaratës së Rexhep Selimit e dhënë në prokurorinë speciale në Hagë e publikuar në faqen zyrtare të gjykatës reth Komunikatës numër 59 tregon paftyrësinë e polarit nga Broja, e një tradhtari të shitur të shekullit që do të mbahet në mend për tradhti që ia ka bërë atdheut, për vrasjet e shqiptarëve me porosi, për tentim të ndarjes së Kosovën, për nënshkrimin e zajdenicës për vrasjet e shokëve të tij si Bejadin Hallaqin e të tjerë, përmes këtij aktiviteti të tij anti shqiptar, ka treguar se polari nga Broja e Drenicës i ka qëndruar besnik cungut prej nga e ka prejardhjen si stërnip i popit Radisllav Danilloviqit duke ia dërguar në vend amanetin Aleksader Rankoviçit, i cili na i vrau në luftën e 45 gjashtë meshkuj sa ishin, duke na mbetur shtëpia në gra, dhe në tre katër djemë të moshes së re 7, 8 dhe 9 vjeç. Djemtë e shpëtuar i shpërndanë nëpër miqësi duke i veshur në veshë vajzash, për t’i shpëtuar nga shfarosja”, thotë Geci.

Ai shton se, Thaçi familjen Geci i ka etiketuar si tradhtarë.

“Po të njëjtën kronologji të vrasjeve mbi familjen tonë në luftën e fundit e vazhdoi me përkushtim polari i Brojes nipi i Radisllav Danilloviçit duke na etiketuar si tradhtarë, e duke bërë atentat mbi vëllaun tonë Ganiun, duke na i vrarë shokët dhe miqtë tanë”, pohon ai.

“Kjo po del se pos që donin ta vrisnin Ganiun dhe të na shkatrrojnë neve ata tentuan t’ia vrasin edhe djalin Rilindin duke e goditur me snajper në ballkonin e tij të banesës, por Zoti e shpëtoi. Lexoni zërin e popullit çfarë kanë shpifur për neve Vëllezërit Geci . Lexoni më poshte e keni te perkthyer në gjuhen shqipe aktakuzën çfarë ka tentuar të na bëjë neve polari:

55. Ndërkohë, Komunikata 59 e Shtabit të Pergjithshëm, e publikuar si përgjigje ndaj vdekjes së Abedin Rexhës, e caktoi ushtarin e afërt me LDK-në Gani Gecin si “të njohur si kolaboracionist”, dhe pretendoi se ai ishte parë me një maskë derisa udhëhiqte policinë serbe në masakra kundër popullësisë civile”.

“Sipas Rexhep Selimit, Thaçi e kishte informuar atë përmes një telefoni satelitor se Abedin Rexha ishte lënduar seriozisht pas një mosmarrëveshjeje me Gani Gecin, të cilit Thaçi iu referua si “Geni”. Me pas në një thirrje të dytë, Thaçi i lexoi tekstin e Komunikatës 59 Rexhep Selimit. Kur Selimi e pyeti Thaçin pse e kishte përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin se kishte udhëhequr masakrat serbe, Thaçi u përgjijg, “në mënyrë që ta shkaterrojmë plotësisht””

“55. Meanwhile, General Staff Communiqué 59, issued in response to the death of Abedin REXHA, cast LDK-affiliated soldier Gani GECI as a ‘branded collaborationist’, and alleged that he had been seen wearing a mask while leading the Serbian police in massacres against the civilian population.* According to Rexhep SELIMI, THAÇI informed him by satellite phone that Abedin REXHA had been seriously injured in an argument with Gani GECI, whom THAÇI referred to as ‘the Dog*.* Then in a second call, THAÇI read the text of Communiqué 59 to Reshep SELIMI. When SELIMI asked THAÇI why he had included the falsehood about Gani GECI leading the Serbian massacres, THAÇI responded, ‘(s]o ëe can fully destroy him”, thekson Halil Geci në shkrimin e tij dërguar gazetës “Bota sot”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat