Lajme

Shoferi në Ferizaj nuk e ndal gazin as në zebra, dalin pamjet kur godet këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Një këmbësor është goditur para dy dite në Ferizaj nga një veturë. Shoferi pasi ka goditur këmbësorin në vendkalimin e këmbësorëve, nuk është ndalur fare për t’i ofruar ndihmë dhe ka ikur.

Të shpeshta janë rastet e aksidenteve në trafik. Kësisoj disa nga këto aksidente kanë përfunduar shpesh herë me të lënduar deri edhe në viktima.

Një këmbësorë së fundi është goditur nga vetura në Ferizaj, por të njëjtit nuk i është dhënë fare ndihma e nevojshme mjekësore dhe drejtuesi i makinës nuk ka ndaluar fare të merret me rastin.

Në disa video dhe fotografi të publikuara në Facebook në grupin ‘Marakli t’kerreve’ theksohet se aksidenti ka ndodhur në Ferizaj me datën 07.12.2021 në ora 20:46.

Publikuesi i pamjeve ka uruar që dikush të merret me këtë rast dhe t’i ofrohet ndihma e duhur këmbësorit në këtë rast.

https://video.gjirafa.com/untitled-design-1-mp4-7

Related posts
Lajme

Këto vende nesër do të mbesin pa energji elektrike

Lajme

Fronti i ftohtë ajror po depërton në Kosovë, sjellë reshje bore e shiu

LajmeShow Bizz

Turp në Big Brother VIP: Improvizuan “varrimin” e Einxhel duke i vendosur lule dhe bërë homazhe

LajmeShow Bizz

E turpshme, Arjola dhe Monika shkrihen së qeshuri pas rrëzimit të Einxhelit në Big Brother VIP

Leave a Reply

Your email address will not be published.