Lajme

Shoferët që vozitin vetura me xhama të zinj, do të gjobiten nga policia

Çdo drejtues i cili ka në përdorim një automjet më xhama të zinj dhe nuk e ka të autorizuar do të gjobitët.

Kjo pritet të jetë një nga aksionet që policia do të ndërmarrë në ditët në vijim. Kjo lëvizje po kryet pasi gjate hetimeve për zbulimin e ngjarjeve kriminale autorët kanë përdor makina më xhama të zinj, të cilët kanë rezultuar të pa licencuara.

Viteve të fundit janë shtuar në masë makinat të cilët kanë në përbërje të tyre xhamat e zinj.

Kryesisht ata vijnë të veshur nga fabrika, por janë edhe persona të cilët I veshin vetë kundrejt një pagesë.

Në tiranë por jo vetëm këto makina i gjen kudo.

2 vite më parë është zyrtarizuar e drejta për ti veshur makinat kundrejt një pagese, por jo në masën 100% të saj.

Burimet bëjnë më dijë se në disa prej kontrolleve rutinë të zhvilluar nga policia ka rezultuar se jo të gjithë janë të pajisur me leje për errësimin e xhamave.

Në të gjithë vendin janë 45 mijë 653 automjete të certifikuara nga DPSHTRR për mbajtjen e këtyre xhamave, ndonëse nuk mungojnë rastet e automjeteve që qarkullojnë në shkelje.

Prandaj në ditët në vijim pritet që në të gjithë territorin të këtë kontrolle për këto lloj automjetesh.

Kjo pasi edhe në atentatet e ndodhura së fundmi kanë rezultuar se autorët në të cilën kryenin vrasje lëviznin më makina të xhama të zinj, të cilët kanë rezultuar të pa autorizuar për t’i mbajtur ato.

Autorët i preferojnë këtë mënyrë për arsyen që gjatë kryerjes së atentatit të mos pikaseshin nga kamerat e sigurisë, por edhe nga vetë dëshmitarët.

Po ashtu mësohet se në sitë do jenë edhe serviset e automjeteve të cilët i kryejnë këto modifikimi pa pasur një leje nga DPSHTRR.

Postime të ngjajshme
Lajme

S’keni parë gjë akoma, java që vjen pritet të jetë përvëluese

Lajme

Ofertë në Itali: shtëpi në bregdet, çmimi vetëm 1 euro

Lajme

I riu nga Istogu që vdiq sot, ishte nipi i deputetit të AAK-së

Lajme

Media kroate zbulon dëshminë e shoferit që e shkaktoi aksidentin tragjik