Sport

Shkupi ndahet me kapitenin, mundësi e mirë për klubet nga Kosova

Ka vazhduar largimi i futbollistëve nga Shkupi, apo më mirë thënë nuk kanë vazhduar kontratat.

Ditë më parë ishin plot pesë futbollist që u larguan, Besart Krivanjeva, Ilirid Ademi, Sabit Bilali, Neto dhe Filip Gligorov, ndërsa largimi i parë ishte Reginaldo.

Nga klubi sot kanë njoftuar se nuk kanë vazhduar kontratën me kapitenin Besar Iseni “Bescko”. Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë nga FC Shkupi.

“Pas mbarimit të sezonit, përfundimi i kontratave është një nga faza më e vështirë, pasi shpesh herë ndodhë që klubi dhe lojtarët të mos arrijnë të gjejnë pikë të përbashkëta. Gjatë bisedimeve të fundit, edhe me kapiteni tonë Besar Iseni me marrëveshje dy paleshe u vendos që Iseni të gjejë angazhim tjetër”, thuhet në njoftim.

Iseni: Ndeshjet me Shkëndijën të vështira, shkojmë në Tetovë për të marrë pikë! – SportMania.al

Besar Iseni ka qenë pjesë e FC Shkupit për disa vite dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një nga ikonat e shkëlqyera gjatë gjithë historisë së klubit.

Ai erdhi në Stadiumin e Çairit në moshë të re, ndërsa kontrata e tij e parë profesionale me klubin ishte nga viti 2015. Pas një viti të kaluar me skuadrën e Vardarit, Becko rikthehet përsëri në Çair, kësaj radhe duke bartë në shpatullat e tija numrin 10 të dhe duke marrë edhe shiritin e kapitenit.

Besar Iseni vendos për fitoren e Shkupit ndaj Akademia Pandevit – Fakti Ditor

Mesfushori mund të jetë një lojtar i duhur për shumë klube nga Kosova, pasi do të shtonte kualitetin në secilën skuadër.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89