Lajme

Shkup, 400 euro gjobë nëse shkruani grafite

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në muret e ndërtesave çdo ditë shënohen grafite të reja. Për fat të keq, pjesa më e madhe e tyre shpërndajnë urrejtje. Ana Bitolanu, nga Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” thotë se ajo është pjesë e programit për arsimin për paqe, ku inkurajohet aktivizmi dhe përgjegjësia individuale.

“Qyteti në shumë vende është i vandalizuar me grafite që inkurajojnë urrejtje dhe janë kundër bashkëjetesës dhe çdo vlere njerëzore. Megjithatë ne u mësuam dhe vlerësojmë se shënimet e tilla janë normale. Punoj në program për arsimim për paqe, që mundohet të inkurajojë përgjegjësi individuale dhe kolektive si dhe aktivizëm”, tha Ana Bitolanu nga Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”.

Grafitin “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” që e zëvendësoi me “Vdekje për urrejtjen, dashuri për të gjithë”, Gordana Pirkovskës i kushtoi kundërvajtje për shkak se e fshiu porosinë e urrejtjes. Ajo nuk deshi të flasë para kamerave, por thotë që institucionet në vend që ta mbështesin, po e dënojnë.

“Askund në arsyetimin e MPB-së nuk shkruan se kam kërkuar mbështetje institucionale që të gjejnë dhe të dënojnë personat që shpërndajnë gjuhë të urrejtjes përmes grafitave në rrugën “Boris Sarafov”, ndërtesa numër 42/3. Denoncova se tashmë një kohë të gjatë në atë vend shënonte “VDEKJE PËR SHQIPTARËT”. Me vetiniciativë, e kam fshirë disa herë me spraj dhe vendin ku shkruante “shqiptari” e mbulova me spraj të zi ndërsa shënova porosi paqedashëse, por sa herë që e bëja këtë, shumë shpejt shënonin grafit të ri me përmbajtjen e njëjtë”, shkruan Gordana Porkovska Zmijanac.

Ligji për kundërvajtje, për qetësinë dhe rendin publik, neni 27, thotë:

“Personit që pamundëson shfrytëzimin ose i dëmton ndërtesat publike, çezmat publike, burimet, plazhet, parqet, shëtitoret ose objektet tjera publike dhe instalacionet ose të njëjtat i ndot me mbeturina me të cilat e ndot ambientin jetësor dhe natyrën, do t’i shqiptohet dënim në vlerë prej 100 deri në 400 euro në kundërvlerë të denarit”.

Para një muaji, në rrugët e Tetovës, u vendos një shenjë trafiku që në formë satirike të çonte në selinë e BDI-së, ku shkruhet “Shtëpi publike BDI”. Në lidhje me këtë, aktivisti i Lëvizjes Besa u mor në pyetje. Ai deklaroi se i është kryer presion politik. Grafite ofenduese kishte edhe në Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, në afërsi të parkut të qytetit. TV21 pyeti në MPB se sa dënime deri tani kanë shqiptuar për shkrimin e grafiteve ofenduese, por nuk morëm përgjigje./aktualemk/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat