
Ka shkuar në 31 numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në një qendër tregtare në Ferizaj.
Ndërsa shtatë prej të lënduarve janë në gjendje më të rendë dhe janë dërguar për në QKUK. Po ashtu në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri.
“Deri më tani janë 31 persona të lënduar, prej tyre shtatë janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për në QKUK në Prishtinë. Ndërsa në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë”.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë quar deri tek ky shpërthim, derisa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente të cilat po merren me hetimet e rastit. /Lajmi.net/