Sport

Shkodran Mustafi mund ta lë Arsenalin dhe të transferohet te klubi i njohur gjerman

Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenali verën e vitit të ardhshëm, raporton “Zeri.info”.

Në bazë të raportimeve të “Sport1”, Mustafi lidhet me një kalim i mundshëm të skuadra e njohur e Bundesligës, Eintracht Frankfurt.

Kontrata e Mustafit me “Topçinjtë” skadon më 30 qershor 2021 dhe transferimi i tij te Frankfurt mund të jetë me parametra zero.

Për transferimin e Shkodran Mustafit në Bundesligën gjermane ka folur edhe babai i Shkodranit, Kujtim Mustafa që njëherit është edhe agjent i futbollistit.

Babai i Shkodran Mustafit nuk e ka mohuar një transferim të tillë, duke thënë se ai është lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

“Asgjë nuk përjashtohet, ne mund të imagjinojmë gjithçka sepse Shkodran është një agjent i lirë në verë”, ka thënë Kujtim Mustafi për “Sport1”.

Shkodran Mustafi në të kalaurën e tij ka bërë karrierë te Sampdoria në Itali, Valencia në Spanjë. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Zeqiri: Mezani gaboi në zëvendësime, duhej të futej në lojë ky futbollist

Sport

Ish futbollisti i Gjilanit: Mezani është fajtor, ai duhet të jep dorëheqje!

Sport

Presidenti i Dritës mburret me fitoren, drejtori sportiv e ka me kritikët!

Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica