
Shkodran Mustafi pritet të ndryshojë ambient gjatë verës së ardhshme.
Mbrojtësi shqiptar nuk po gjen minutazhin e duhur te skuadra e Arsenalit, shkruan “Zeri.info”.
Kështu, Mustafi raportohet se mund t’i bashkohet kampionit në fuqi të Evropës, Bayern Munichut.
Tashmë bisedimet kanë nisur mes palëve dhe Mustafi thuhet se do ta pranonte një transferim të tillë.
Ndryshe, Bayern Munichu ka shprehur interesim për Mustafin pasi nga klubi priten të largohen Jerome Boateng dhe David Alaba.