Sport

Shkëndija synon ish-futbollistin e Barcelonës

Shkëndija e Tetovës po bën gati një lëvizje të zgjuar në merkaton e dimrit për të zëvendësuar Valon Ahmedin.

“Infosport” ka raportuar se kuqezinjtë do të marrin në organikën e skuadrës David Babunskin, një lojtar që e ka nisur karrierën te gjigandët e Barcelonës. Mesfushori ka qenë pjesë e katalanasve për 6 vjet, duke luajtur për ekipin e dytë.

Megjithatë, disa herë është stërvitur në skuadrën e parë edhe nga Pep Guardiola, për të marrë leksionet e duhura në hapat e parë të formimit të tij.

Megjithëse karriera nuk i ka shkuar sipas planeve, duke luajtur te Crevena Zvezda, Yokohama, Omiya dhe së fundmi të Botoshani, ardhja e lojtarit 26-vjeçar te Shkëndija e Tetovës do ta përforconte së tepërmi ekipin e Tetovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Premierliga me lider të ri, Man City po shijon formën e jetës

Sport

Arsenali vazhdon me formën e mirë

Sport

Dramë e vertëtë, përfundon derbi mes Interit dhe Milanit ky është rezultati

Sport

Çfarë ndodhi në kacafytjen mes Lukakut dhe Ibrahimovic?