Sport

Shkëndija nga Hajvalia promovohet në Ligën e Dytë

Klubi Futbollistik “Shkëndija” nga Hajvalia tashmë edhe zyrtarisht ndodhet në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, raporton Gazetasheshi.com.

Skuadra që drejtohet nga trajneri i njohur kosovar Emin Bajrami, ka triumfuar në ndeshjen e barazhit ndaj skuadrës Kosova VR me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.

Shkëndija kishte përfunduar në pozitën e parë të grupit A në Ligën e Tretë (Rrafshi i Kosovës), teksa përballej me ekipin Kosova VR që kishte përfunduar në pozitën e parë të grupit B.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Për skuadrën e Shkëndisë nga Hajvalia kjo do të jetë hera e parë që do të garojë në Ligën e Dytë, një sukses i jashtëzakonshëm qysh në vitin e parë të themelimit.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89