Sport

Shkëndija e Tetovës, kundërshtar i mundshëm i Prishtinës në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

FC Prishtina të martën do të sfidohet në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligën e Konferencës nga kampionët e Uellsit, Connah’s Quay Nomads.

Kjo ndeshje zhvillohet në sistemin vajtje-ardhje, andaj skuadra fituese do të kalojë në raundin e tretë të kësaj gare të re të UEFA-s.

Sot (e hënë) në Nyon të Zvicrës do të hedhet shorti për raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në rast të kalimit tutje, FC Prishtina në raundin e radhës mund të përballet me Shkëndijën e Tetovës, nëse këta të fundit eliminojnë Rigën e Letonisë.

Kundërshtar tjetër i mundshëm për “bardhekaltrit” kosovar është edhe skuadra malazeze, Buduçnosti i Podgoricës, por edhe këta duhet fillimisht të eliminojnë HB Torshavnin.

Ky short do të hedhet nga ora 14:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!