Sport

Shkëndija çmenden pas lojtarit të Kosovës, super ofertë për nënshkrimin e tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas Valon Ahmedit, Shkëndija është gati të transferojë edhe një reprezentues tjetër, kësaj rradhe nga ajo e Kosovës.

Fjala është për Anel Rashkaj, mesfushorin difenziv, i cili aktualisht është një futbollistë i lirë, pas përfundimit të kontratës me ekipin suedez të AFC Eskilstuna.

Kontaktet e para thuhet të jenë bërë, ndërsa pritet tashmë një përgjigje nga ana e vetë futbollistit, dëshira e të cilit është që të mbetet edhe më tej në futbollin evropian.

Megjithatë një ofertë e majme nga ana e drejtuesve të Shkëndijës, por para së gjithash edhe planet e skuadrës nga Tetova, mund të bindin mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës t’i thotë “PO”, skuadrës kampione të vendit, e cila në këtë afat kalimtarë të janarit dëshiron të bëjë disa transferime “BIG”, përmes të cilave në fund do i’a arrinte qëllimit, mbrojtjen e titullit kampion, trofeun e Kupës, e mbi të gjitha kualifikimi në grupet e Ligës së Kampionëve apo Liga Europa.

Rashkaj te Shkëndija shihet si zëvendësim për Zeni Husmanin, i cili me shumë gjasa pritet të largohet nga tabori “kuqezi”, edhe pse kontrata e tij është valide deri verën e vitit 2021.

Anel Rashkaj bashkë me Alimin do të përbënin një super dyshe në mesfushën e skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv