
Mirsade Gashi Osmani është një shkencëtare e re – biologe nga Vushtrria, e cila jep mësim në Universitetin e Mitrovicës, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës,
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Mirsade Gashi Osmani i është bashkuar kësaj partie sepse beson në një të ardhme të mirë për të rinjtë kosovarë.
“Ajo dhe shumë kuadro të tjerë të mirë kualifikuar e të pakomprometuar që janë duke na u bashkuar, kanë për t’i dhënë partisë ide dhe energji të reja për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë”. ka shkruar Veseli