Lajme

Shkencëtari i vaksinës BioNTech/Pfizer i bindur: Do t’i japë fund pandemisë

Shkencëtari, i cili qëndron pas prodhimit të vaksinës së parë Covid-19, Ugur Shahin thotë se ai është i bindur se vaksina mund t’i japë fund pandemisë që ka mbajtur peng botën në 2020, raporton The Guardian.

Kompania gjermane BioNTech dhe gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer njoftuan të hënën se kandidati i tyre i vaksinës i zhvilluar së bashku kishte tejkaluar pritshmërinë e tyre në fazat vendimtare të testeve klinike duke treguar 90% efektivitet në parandalimin e Covid-19 te njerëzit.

Sidoqoftë, mungesa e të dhënave të plota dhënave lë në pikëpyetje faktin nëse vaksina është gjithashtu efektive për personat asimptomatike.

Në intervistën e tij të parë me një gazetë britanike, shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Shahin, thotë se ai është optimist.

“Nëse pyetja është nëse mund ta ndalojmë këtë pandemi me këtë vaksinë, atëherë përgjigjja ime është: po, sepse unë besoj se edhe mbrojtja vetëm nga infeksionet simptomatike do të ketë një efekt të madh”, tha Shahin.

”Deri në momentin që u zbuluan rezultatet e provave të së hënës”, tha shkencëtari, ai nuk ishte i sigurt ”nëse vaksina do të shkaktonte një reagim mjaft të fortë nga sistemi imunitar i njeriut”.

“Virusi gjen rrugën e tij për në qeliza dhe vazhdon t’i infektojë njerëzit. Tani e dimë që vaksinat mund ta mposhtin këtë virus”, thekson ai.

“Vaksina pengon Covid-19 të fitojë qasje në qelizat tona. Por, edhe nëse virusi arrin të gjejë një rrugëdalje, atëherë qelizat T e godasin dhe e eliminojnë atë. Tani e dimë që virusi nuk mund të mbrohet kundër këtyre mekanizmave”, ka deklaruar Shahin.

”Disa pyetje thelbësore në lidhje me efektivitetin e vaksinës do të marrin përgjigje vetëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, shton ai.

Aksionet e BioNTech u rritën pas njoftimit të së hënës, me vlerën totale të aksioneve të saj tani 21,9 miliardë dollarë. Por, Shahin tha se shuma të tilla ishin thjesht “numra në copa letre” tani për tani.

“Do të vijë një moment kur ne do të mendojmë se si do i shpenzojmë paratë tona.”

”Unë mendoj se kemi nevojë për një vizion global që u jep të gjithëve një shans të barabartë. Inteligjenca shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjitha etnitë, kjo është ajo që tregojnë të gjitha studimet.

Si shoqëri duhet të pyesim veten se si mund t’i japim të gjithëve një shans për të kontribuar në shoqëri. Unë jam një shembull aksidental i dikujt me një sfond migrimi. Unë mund të kisha qenë gjerman ose spanjoll”, thotë Ugur Shahin, djali i një emigranti turk në Gjermani.

Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, ky është shqiptari 37-vjeçar që sot i mori jetën Covidi

Lajme

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

Lajme

Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë

Lajme

“Llaseri”, më në fund arrestohet i shumëkërkuari në Prizren