Lajme

Shkencëtarët zbulojnë pajisjen që e detekton koronavirusin për 30 minuta

Teksa koronavirusi vazhdon të përhapet në mbarë botën, shkencëtarët evropian janë në zhvillim të një pajisjeje që do arrijë të detektojë koronavirusin për 30 minuta.

Ekipi i Institutit Nanoteknologjik i Barcelonës së Katalunisë, në krye me profesoreshën laura Lechuga, janë në zhvillim të një nano-biosenzori për zbulimin e shpejtë të Covid-19. Pajisja në fjalë është emërtuar nga grupi CONVAT, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Kjo teknologji financohet nga Komisoni Evropian për studim. Për të besohet se do të arrijë të bëjë dallimin mes infektimit me koronavirus dhe atij me grip të zakonshëm.

Sipas ekipit, mekanizmi është i ngjashëm me atë që përdoret kundrejt diabetikëve për matjen e glukozës në gjak.

Studiuesit shpresojnë që CONVAT të jetë i disponueshëm për të gjithë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit të vitit të ardhshëm.

Postime të ngjajshme
Lajme

Pacolli flet për milionin e parë dhe tregon sa para mban zakonisht në xhep

Lajme

Si rrallëherë tek politikanët tanë, Pacolli ka kryer gjimnazin me 16 vjet, ka qenë nxënës i jashtëzakonshëm

Lajme

Shefqet Krasniqi: Baba Trump është “boss” i botës, ua tha në sy liderëve tanë së Kosova është vend mysliman

Lajme

Policët i kërkojnë të vendos maskën, qytetari bashkë me shokë sulmon zyrtarët