
Që prej të enjtes, Ballkani i Suharekës ka mbetur pa kryetrajner pas shkarkimit të Ismet Munishit.
Klubi suharekas ka qenë i lidhur me disa emra kohëve të fundit për postin e shefit të shtabit teknik, raporton “Zeri.info”.
Blendi Shkëmbi, Bekim Isufi dhe Orges Shehu janë ndër emrat e lidhur me pozitën e trajnerit te Ballkani.
Blendi Shkëmbi në një intervistë për “Zëri.info”, ka folur në lidhje me këtë çështje.
Megjithatë, ai thotë se nuk ka ndonjë marrëveshje se kontakte nuk ka pasur që prej dy apo tri ditësh.
“Më kanë kontaktuar para disa ditësh, por nuk ka diçka më shumë për të shtuar. Nuk kam caktuar asnjë takim me presidentin Arsim Kabashi”, deklaroi Shkëmbi.
Ndryshe, Shkëmbi e njeh futbollin e Kosovës pasi më parë e kishte drejtuar KEK-un.
Momentalisht, ai është i papunë.