Sport

Shkëmbi kritikon skuadrën e tij

Ballkani ka humbur në udhëtim ndaj Drenicës me rezultatin 2-1 në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kreshnik Uka dhe Santos shënuan për Drenicën, kurse Mevlan Zeka për Ballkanin.

Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i cili nuk ka qenë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

 

“Ishte ndeshje e vështirë, nuk funksionoi asgjë, një ndeshje e dobët. Siç duket nuk menaxhuam mirë këto dy ditë pas fitores kundër Llapit”.

“U futem në lojë sikurse të fitonim ndeshjen, duke e nënvlerësuar kundërshtarin. Kjo ndeshje iku, duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

“Për te triumfuar kundër rivalëve, duhet të ndryshoj mendësi që të japësh 100% në fushë, nëse nuk luan me shpirt dhe nuk luan për ekipin, atëherë do jetë vështirë të arrihet te rezultati pozitiv”, ka thënë Shkëmbi pas ndeshjes.

 

Pas xhiros së 32-të, Prishtina kryeson tabelën me 69 pikë, e ndjekur nga Drita e Ballkani që kanë 68, respektivisht 67 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s