
Bledi Shkëmbi është zyrtarizuar si shef i ri i shtabit teknik te Klubi Futbollistik “Ballkani”. Tekniku korçar ka ardhur me një ‘mision’ të qartë në Suharekë, ta ngris trofeun e më të mirit të elitës në Kosovë, shkruan Gazetasheshi.com.
Tashmë te Ballkani janë bërë disa ndryshime në organikë, teksa disa futbollistë ndodhen pranë largimit, por gjërat mund të ndryshojnë pas ardhjes së Shkëmbit.
41 vjeçari gjen të ‘preferuarin’ e tij në Suharekë, mirëpo në një situatë delikate dhe vetëm ‘dora’ e Shkëmbit mund t’i ndryshojë gjërat.
Fjala është për mesfushorin Roni Gashi, i cili ishte transferuar nga Liria te Teuta e Durrësit, pikërisht me insistimin e Shkëmbit.
Mesfushori 22 vjeçar nuk ishte aspak i kënaqur me minutat që pati në dispozicion pothuajse që kur erdhi te Ballkani një vit më parë dhe largimi i tij gati se u bë zyrtar.
Gjithsesi, tashmë pritet që Shkëmbi të marr ‘frenat’ e ekipit në dorë dhe gjithçka do të varet nga korçari, që nuk planifikon të bëj shumë ndryshime brenda skuadrës.